Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë me dije se kanë filluar punimet në dy rrugë kyçe në Shtime dhe Lipjan.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se rehabilitimi i tërësishëm i rrugës Tranziti është në vlerë prej 1.015 milionë euro.
“Filluan punimet në dy rrugë kyçe në Shtime dhe Lipjan. Rehabilitimi i tërësishëm i rrugës Tranziti me vlerë 1.154 milionë euro, si dhe rehabilitimi i rrugës Shtime – Lipjan me vlerë 1.015 milionë euro që lidhë këto dy komuna mes vete dhe me Prishtinën”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai tha se me këto projekte do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve.
“Me këto projekte nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve dhe mallrave në këto zona. Qeveria për Komunën”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...