Ndonëse i pakënaqur pse nuk e bënë pjesë të listës së kandidatëve për deputet, i propozuari nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Malishevë, Fetah Rudi, ka vendosur që prapë ta mbështes partinë e tij, me besimin se ajo do të dalë e para.
Rudi, përmes një postimi në Facebook, thotë se “që nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjesë e saj isha edhe unë, kam marr mijëra thirrje, mesazhe përkrahje si nga anëtarë të LDK-së anembanë Kosovës, ashtu edhe nga anëtarë jashtë LDK-së, të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për mua”..
Rudi është njëri nga anëtarët i LDK-së i cili në një atentat që është bërë në vitin 2001 kishte mbetur në karrocë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Fetah Rudit:
“Të dashur miq, ju përkrahës, simpatizantë e aktivistë të LDK-së, me lejoni të ju njoftoj se unë nuk do të jem në listën për deputet në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse i propozuar nga dega në Malishevë, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur që unë të mos jem në atë listë. Dikujt në LDK si duket nuk i konvenon që Fetah Rudi të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës. Kjo nuk është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë. Kështu më ndodhi edhe në dy pare zgjedhjet e mëhershme nacionale, por asnjëherë nuk e ndala angazhimin tim për LDK-në dhe në të mirë të LDK-së. Një gjë të tillë nuk do ta bëj as tash, edhe pse i prekur thellë me këtë veprim ndaj meje, e pa me dhënë asnjë arsyetim mua se pse nuk bën Fetah Rudi të jetë në listë për deputet. Të dashur miq, unë do të vazhdoj të jem një ushtar i Ibrahim Rugovës, i cili është frymëzim për çdo shqiptar, do të vazhdoj i rrethuar nga familja e ju miq të nderum, që më mbështetni vazhdimisht.raporton Telegrafi
Që nga dita kur u publikua lista e propozuar nga dega e ku pjesë e saj isha edhe unë, kam marr mijëra thirrje, mesazhe përkrahje si nga anëtarë të LDK-së anembanë Kosovës, ashtu edhe nga anëtarë jashtë LDK-së, të cilët kanë qenë të gatshëm që të votojnë për mua. Këto me bën ta ndiej mbështetjen e madhe dhe respektin që kam nga të gjithë ju. Unë do të punoj nuk do të ndalem asnjëherë për LDK-në, të cilën na la amanet presidenti Rugova, e për të cilën isha viktimë edhe unë, e që shumë herë sakrifikova për të mirën e saj. Uroj të vinë ditë të mira për LDK-në dhe Kosovën tonë. Ne duhet të punojmë të gjithë që LDK të dalë fituese në këto zgjedhje, me në krye me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, i cili do ta ketë mbështetjen time, te familjes dhe miqve të mi. Na prift e mbara në këtë betejë të vështirë, e dalshim fitimtar për të mirën e Kosovës e brezave të rinj. Edhe njëherë ju faleminderit të gjithëve”, (sic.), ka shkruar Rudi./Arbesh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...