Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka bërë të ditur se Presheva u bë qendra e kremtimit me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Sinani tha se së bashku me qytetarët e Luginës kanë nderuar sakrificën dhe vizionin që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.
“Sot, Presheva u bë qendra e kremtimit të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur me krenari Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadorin, z. Bardhyl Canaj. Në këtë ditë historike, bashkë me qytetarët e Luginës, nderuam sakrificën dhe vizionin që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. Qoftë kjo ditë simbol i krenarisë, bashkimit dhe forcës së shqiptarëve kudo në botë. Presheva sot dëshmoi sërish se është zemra e Luginës shqiptare dhe një zë i fortë i kauzës kombëtare”, ka shkruar Sinani./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...