Edicioni XXIV i Festivalit ReMusica do të hapet sot në Kishën “Shën Ndou” në Prishtinë, me koncert të dyfishtë nga Tedi Papavrami, Maki Okada dhe ReVocal Ensemble me dirigjent Rafet Rudi.
Dita e hënë nis me ReMusica Junior në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” ku fëmijët do të ndërtojnë instrumente muzikore nga materiale të ricikluara.
Po ashtu do të ketë diskutim “Tradita & Moderniteti në Muzikë”, për të diskutuar se si ndërthuren tradita dhe moderniteti, në krijimarinë sot.
Do të ketë performim Harmonius Vocal Ensemble, nën drejtimin e Adelina Ndreca Kolaj, me një koncert të shkurtër “xhepi”, me repertor të larmishëm nga autorët tanë Mendi Mengjiqi, Rafet Rudi dhe vepra të autorëve ndërkombëtarë.
Vijon diskutimi “Festivalet rreth tryezës: Qyteti dhe Festivalet”, për të eksploruar se çfarë i japin festivalet një qyteti dhe çfarë mund të bëjë qyteti për to.
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Le...
Gjendja aktuale në Drenas pas vërshimeve, Lladrovci: Situata...
Atletico Madrid – Real Madrid, publikohen formacionet zyrtar...
“Të bashkuar në luftën kundër krimit”, e ngarkuara me punë e...
Trump: Përfshirja e SHBA-së në Venezuelë mund të zgjasë me v...
Osmani pas takimit me Ulutashin: Siguria garantohet me partn...