Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga po qëndron në Shqipëri, me rastin e festës së 28 Nëntorit.
Jahjaga tha se në këtë ditë të veçantë kujtuan gjithë mundin e sakrificën e dhënë për ta ndërtuar kombin e për të përparuar në sfera të ndryshme.
Sipas saj, Shqipëria ka bërë progres të mahnitshëm. E ndërtues të suksesit të saj janë të gjithë- të rinj e të moshuar, vajza e djem, gra e burra, intelektualë, ushtarë, kryeshtetas, e shkencëtarë.
Postimi i plotë i saj:
Së bashku me Kryebashkiakun dhe mikun tim Erion Velijaj dhe Drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon Andriola Kambo, në mesin e shumë miqve të kombit shqiptar, festuam 111 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë ditë të veçantë kujtuam gjithë mundin e sakrificën e dhënë për ta ndërtuar kombin e për të përparuar në sfera të ndryshme. Në gjithë këto vite shtetësi, Shqipëria ka bërë progres të mahnitshëm. E ndërtues të suksesit të saj janë të gjithë- të rinj e të moshuar, vajza e djem, gra e burra, intelektualë, ushtarë, kryeshtetas, e shkencëtarë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...