Ambasadori italian në largim, Andreas Ferrarese ka deklaruar se MSA jep mundësi por nuk është një dhuratë parash që sjell menjëherë parash por do të varët nga kosovarët sa do të arrijnë të jenë konkurrues në një treg evropian por gjithashtu është edhe një lehtësim për investitorët e huaj që vendosin të investojnë në Kosovë.
Duke folur për ekonominë, ai tha se Kosova ka disa pika të forta sic është rinia që është e pajisur me një talent që nuk ia lëshojnë rrugën asnjë vendi evropian, pastaj vendi nuk ka shumë borxh publik, dhe aseti i tretë është se Kosova ka bërë një lidhje drejt tregut evropian.
“Problemi i parë që keni është i informimit, vendet kryesore akoma nuk e kanë një perceptim për jetën në Kosovë. Akoma shumë televizione ku flasin për Kosovën flasin për imazhe të njëjta me tanke dhe ushtri, por kur të vini këtu shohin një jetë tjetër, është një vend ku mund të jetoni më sigurt, këtu mund të dilni lirshëm”, tha Ferrarese.
Ai në një intervistë për RTK, ka përmendur edhe rastet kur mashtrues të ndryshëm kanë tentuar të përfitojnë nga investitorët italian, raste këto që kanë ndodhur para se të vinte ai si ambasador në Kosovë.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...