Zjarret në vendin tonë ditëve të fundit janë bërë shqetësim për qytetarët.
Raste të shpeshta po hasim çdo ditë, veçmas gjatë vikendeve, ku toka bujqësore e fusha po digjen në mënyrë të qëllimshme.
Ky fenomen ndonëse i ndaluar, vazhdon të paraqes rrezik, jo vetëm për shkak të afërsisë me vendet e banueshme, por edhe për shkak të ajrit të dëmshëm, përcjellë Indeksonline.
Sot, një fermeri në Komunën e Drenasit i janë djegur rreth 5 hektar mjedër, ndërsa është dashur të intervenojë edhe ekipi i zjarrfikësve.
Vet, fermeri nga Gradica është shprehur të jetë mjaftë i shqetësuar me këtë që i ndodhi sot, ndërsa ka treguar se falë zjarrfikësve ka arritur të shpëtojë një pjesë e plantacionit.
‘”Është për të ardhë keq se çfarë njerëz mbanë kjo tokë. Sot persona të pandërgjegjshëm i kanë vu zjarrit plantacionit me rreth 5 hektar mjedër, por për fat një familjar i imi nga Baica ishte duke kalu andej e ma dha lajmin e hidhur. Me intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve nga Drenasi, arritëm ta shpëtojmë pjesën dërmuese të plantacionit”, ka treguar ai.
Ndryshe, pavarësisht apelit për mos djegien e fushave pasi të korren drithërat, pronarët dhe qytarët, vazhdojnë të besojnë se tokat e tyre do të jenë shumë më produktive. Por sipas ekspertëve se bujqësisë, lëvrimi i tokës do të ishte shumë më produktiv se vënia e zjarrit




Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...