Komuna e Ferizajt, së shpejti do t’i fus në shfrytëzim mbeturinat e të gjitha llojeve për të përfituar energji të ripërsëritshme. Këtë investm, komuna do të arrij përmes një projekti të financuar nga një firme zvicerane.
Ata gjatë takimit kanë vënë në dukje përparësitë e projektit të ofruar, i cili për bazë ka transformimin e mbeturinave në energji për ngrohje, e jo materiet tjera djegëse siç është nafta, thëngjilli e produktet tjera.
Presidenti i Këshilit të Sëiss Wall Solutions Holding SA, Geinoz François, ka thënë se sasia e produktit të fituar i tejkalon nevojat e popullatës së këtushme. Sipas tij, energjia e përfituar mund të transportohet edhe në qytetet tjera por një pjesë e saj mund të përdorët edhe për ndriçim publik.
François, nuk ka dhënë detaje rreth shumës së projektit por ka bërë të ditur se fillimisht do të fillohet me disa pilot projekte e tek më pastaj këto projekte do të sjellin projekte të tjerat.
“Kostoja e projekteve nuk është pyetje se sa përfitimet”, ka nënvizuar François.
Nga ana tjetër, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, vë në dukje se bëhet fjalë për një projekt të qeverisë zvicerane i cili për bazë ka transformimin e mbeturinave në energji për ngrohje, por edhe për dy projekte të tjera të cilat njëri për bazë ka trajtimin e ujërave të zeza, ndërsa tjetri përfitimin e konstruksioneve inteligjente për nevojat e ndërtimtarisë.
“Fillimisht do të fillohet me pilot projektet si me komunën, me qendrën e mjekësisë familjare etj, në mënyrë që të vërehen rezultatet dhe kështu gradualisht të zgjerohet veprimtaria e kësaj energjie. Pastaj në fokus kemi edhe projektin e trajtimit të ujërave të zeza dhe konstruksionet e njohura si muret inteligjente për nevojat e ndërtimtarisë”, ka thënë Sfarqa.
Për më tepër u bë e ditur se Qeveria e Zvicrës ka ndarë mjete në emër të këtyre patentave dhe licencave për këtë kompani që të krijoj staf profesional në të gjitha vendet e rajonit ku këta investojnë.
Me tej, u bë e ditur se këto projekte që pritet të implementohen në Ferizaj do të jenë të nivelit të njëjtë me ato të Llozanës së Zvicrës. U bë e ditur se nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, brenda periudhës 16 vjeçare këso projekte do të ketë në tërë Kosovën .Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe një numër i biznesmenëve që afarojnë në Zvicër, ndërsa u tha se kjo vizitë hynë në kuadër të kontakteve që kohë më parë kryetari i Ferizajt i vendosi me përfaqësuesit e kantonit të Llozanës.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...