Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli rutinor kanë hasur në katër qese najloni me kokainë si dhe para në vlerë 760 euro, 100 franga, 100 dinar të Maqedonisë dhe 10 dinar të Serbisë, shkruan arbresh.info.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtjeje për 48 orë pas intervistimit.
“Rr. Bajram Gursel Sylejmani, Ferizaj 19.05.2021-01:10. Gjatë kontrollit të veturës dhe personit të dyshuar mashkull kosovar, në një çantë dore janë gjetur katër qese najloni me substancë pluhur të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 2 gram, dy qese të zbrazëta, një thikë e vogël, para 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 denar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë si dhe disa tableta vitamina. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon dhe një veturë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...