Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri në shtëpinë e një 17 vjeçari.
Krejt kjo, sipas Policisë së Kosovës, rajoni i Ferizajt ka ardhur falë informatave inteligjente, shkruan arbresh.info.
“Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion inteligjent se, një person me inicialet A.SH (M/K) i moshës 17 vjeçar posedon armë zjarri. Në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur në shtëpinë e tij një armë zjarri automatike me një karikator pa fishek”, njofton policia.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit A.SH është inicuar rasti penal ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër