Mario Mandzukic nuk do të kthehet në Serie A, pasi ai duket se do të nënshkruajë me gjigantët turk Fenerbahce.
Ish-sulmuesi i Juventusit është lidhur me një kthim në Serie A javët e fundit, me Fiorentina dhe Milan të përmendura si destinacione të mundshme muajt e fundit.
Por kroati, sipas gazetës turke Fanatik, ka arritur një marrëveshje me Fenerbahce, që e sheh si zëvendësues të Vedat Muriqit, i cili u zyrtarizua te Lazio.
Raporti pretendon se 34-vjeçari, i cili ka qenë i lidhur me Galatasaray gjithashtu, është vetëm formalitet para zyrtarizimit.
Mandzukic u largua nga Juventusi si një agjent i lirë në janar, pas katër vjet e gjysmë në Torino.

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër