Këso kohe këta fëmijë do duhej të ishin në shkollë. Megjithatë për shkak të grevës destinacioni i tyre ka ndryshuar.
Krahas kësaj, dikush nga prindërit po thotë se kërkesat e mësimdhënësve janë të drejta.
Por të njëjtën nuk po e thonë fëmijët.
Erblin Prapashtica, nxënës thotë se greva e ka mërzitur.
Një tjetër nxënës nga gjimnazi matematikor në Prishtinë, gjithashtu thotë se ekzistojnë forma të tjera proteste përveç grevës që po mbajnë mësimdhënësit.
Kundër grevës po shprehet edhe Esat Rama, i cili thotë se fëmijët po pësojnë nga ky bojkotim i mësimit.
Njëjtë mendon edhe Naser Fetaj.
Ndërkohë, kundër kësaj greve të organizuar nga SBASHK’u, po shprehen edhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës.
Përfaqësues të tyre thanë se janë nxënësit ata që do të vuajnë më së shumti pasojat.
Ndryshe, mësimdhënësit kanë kërkesë që pagat e tyre të ngritën për 30%.
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...
Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos akuzohet se ka...
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali