Fëmija dy vjeç pëson dhunë në një kopsht në lagjen Bregu i Diellit

23:55 | 25 Qershor 2018

Dy vjeçari O.C nga Prishtina ka pësuar dhunë nga stafi i kopshtit ‘Lisarti M’ në lagjen Bregu i Diellit, kopsht në të cilin e kishin dërguar prindërit e tij.

Nëna e tij e cila nuk ka dashur t’i zbulohet identiteti ka thënë se djali i saj me datën 19 qershor nga kopshti ka dalë me disa shenja dhunë dhe se sipas saj ishte tejet i shqetësuar.

“Djali ka qenë shumë i stresuar dhe i frikësuar. Ka pasur shenja dhunë. Po ashtu me ditë të tëra ai vetëm ka qajt nga frika. Unë kur i flisja vajzave të mia duke iu thënë fjalën qetësi ai reagonte dhe vetëm qante”, ka thënë nëna e tij për portalin Arbresh.info.

Ajo ka treguar se rastin e kanë njoftuar në polici.

“Rasti është në hetim e sipër dhe presim nga Policia që të zbardhet e vërteta se kush nga stafi ka përdorur dhunë tek djali im. Jemi te stresuar tërë këto ditë pasi që ai është shumë i frikësuar sepse është traumatizuar”, ka shtuar ajo./Arbresh.info


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara