Fehmi e Xhevë Lladrovci, heronjtë e Kosovës, Shqipërisë e Luginës

13:24 | 20 Shtator 2018

Në Gllanasellë të Drenasit është bërë përurimi i shtatoreve së heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Në ceremoninë e përurimit po marrin pjesë familjarët, bashkëluftëtarët e krerët e shtetit.

Po ashtu, për të ndëruar veprën e tyre në ceremoni ishin të pranishëm edhe lider nga Shqipëria e Lugina.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha së këta janë jo vetëm nderi i Kosovës por i mbarë kombit shqiptar.

“Janë një shembull i pa zakontë të cilët sakrifikuan në emër të lirisë. Trashëgimia më e madhe e heronjve që kanë lënë është Kosova e lirë dhe Evropiane. Padyshim që Kosova ka sfida që nga liberalizimi i Vizave e proceset e tjera që ne besojmë se shumë shpejt do të tejkalohen megjithatë vlera e këtyre dy monumenteve është që mos të harrohet amaneti i tyre. Sepse liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna përgjithmonë por duhet të punohet edhe më shumë”, tha Meta para të pranishmëve.

E Pandeli Majko, Ministër i Shqipërisë tha së është i nderuar që gjendet sot këtu të një familje që dha shumë për liri.

” Këta dy buste nuk i takojnë vetëm  Kosovës por tanë Shqipërisë. Këtu nuk është shkruar vetëm Historia e Kosovës dhe e  Drenicës por e tërë Shqipërisë. Ka pas ditë të vështira për shumë njerëz por ky çift thanë se e pamenduara bëhet e mundur siç Shqipëria do të bëhet”.

Ndersa Alih Ahmeti përfaqësues nga Lugina tha së sot Fehmi Lladrovci ishte një urë lidhëse e të gjitha trevave ku ka shqiptarë.

” Sot u shpalosen dy figura të mëdha të mbarë trojeve shqiptare. Ngjarjet e vitit 1981  nuk bashkoj vetëm shqiptarët në Kosovës dhe Fehmi Lladrovci ishte ura lidhëse e universiteteve në atë botë. Ai u bë një nga ata që i bashkoj të gjitha grupet në ato ngjarje”.

Në emër të shqiptarëve nga Bujanovci foli Shukri Imeri i cili tha se presin që politikanet e Kosovës të plotësojnë amanetin e dëshmoreve.

“Shpresojmë që kërkesën që ja kemi dërguar Kosovës ta përkrahin dhe ta dërgojnë përpara për bashkim të trojeve në bisedime në Serbinë . Sepse edhe ëndërr e luftëtarëve ka qenë pikërisht kjo”, tha ai.

 

Lajmet më të lexuara