Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës ka reaguar pas sulmit me armë zjarri që ka ndodhur sot ndaj një grupi të bjeshkatarëve, gjatë një ecjeje të organizuar nga “Kosova Monuntain Club”, në malet afër Zubin Potokut.
“Nuk është hera e parë që bjeshkatarët tanë kërcënohen me armë zjarri dhe sulmohen në të këtë mënyrë”, thuhet në reagim.
FBAK thotë se ky akt ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve të Kosovës.
“Kriminelët e llojit të tillë gjithsesi janë në dijeni se vazhdimisht bjeshkatarë nga rajoni vizitojnë bjeshkët e bukura gjithandej Kosovës dhe deri tani nuk ka ndodhur asnjë incident. Padyshim se ky akt qyqar ka për qëllim që të krijojë pasiguri në ato pjesë të bjeshkëve, të cilat ndodhen brenda territorit të Republikës së Kosovës”.
Federata kërkon nga organet kompetente, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbulimit dhe dënimit të kriminelëve, të cilët sulmuan adhuruesit e paarmatosur të natyrës.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici