Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që e mbajti për një mandat.
Këtë detyrë, Peci ia dorëzoi Imri Demelezit të cilit i ka uruar suksese dhe mbarësi, shkruan Arbresh.info.
Peci gjithashtu ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për mbështetjen dhe bashkëpunimin e poashtu edhe fermerët.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot e dorëzova detyrën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tek z. Imri Demelezi, të cilit i uroj suksese dhe mbarësi në përgjegjësitë që e presin.
Shpreh falënderim të veçantë për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti për korrektësinë, mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kishim.
Një falënderim për fermerët, kabinetin, stafin e ministrisë, bashkëpunëtorët e jashtëm dhe të gjithë akterët e sektorit që kontribuan në secilën fazë të punës sonë të përbashkët.
Faleminderit!/Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...