Pas më shumë se 15 viteve përvojë pune në Komunën e Prishtinës, Faton Pacolli ka shpallur kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale. Ai thekson se synimi i tij kryesor është që Hajvalia të ketë më në fund një zë të fuqishëm në vendimmarrje.
Pacolli premton fokus në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës, krijimin e hapësirave për fëmijë e të rinj, mbështetje për familjet në nevojë dhe shërbime më të shpejta administrative. Ai theksoi se në këtë garë hyn jo si politikan, por si bashkëqytetar që njeh nga afër problemet e Hajvalisë.
“Hajvalia meriton më shumë, dhe unë jam i gatshëm të punoj pa ndalur për këtë”, u shpreh Pacolli, kandidat për Asamblenë Komunale nga Lidhja për Prishtinën, me numër 4 në listë.
Njoftimi i plotë:
Prej më shumë se 15 vitesh jam pjesë e Komunës së Prishtinës, ku kam pasur fatin dhe përgjegjësinë të jem pranë qytetarëve në çdo ditë pune. Shumë prej jush më njihni personalisht, sepse në çdo rast që keni pasur nevojë për ndihmë, jam munduar të jem aty – qoftë për dokumente, për orientim apo për zgjidhje konkrete të problemeve tuaja. Ky shërbim i përditshëm më ka mësuar se qytetarët duan shërbime të shpejta dhe qasje më të lehtë, duke larguar barrierat por të kenë adresë ku ti drejtojnë kërkesat dhe problemet, andaj une e kam dëshmuar për shumë vite se jam zgjidhja.
Pikërisht për këtë arsye, kam vendosur të ndërmarr një hap të ri dhe të kandidoj për Asamblenë Komunale të Prishtinës, me synimin që Hajvalia të ketë më në fund një zë të fuqishëm në vendimmarrje.
Hajvalia është një nga zonat më të zhvilluara të Prishtinës, por për fat të keq, shpesh është lënë anash nga prioritetet e komunës. Ne kemi nevojë për rrugë më të mira, ndriçim publik, kanalizim e ujësjellës funksional, hapësira për fëmijë e të rinj, dhe mbi të gjitha, një zhvillim të planifikuar që i shërben të gjithë qytetarëve.
📌 Si asamblist, prioriteti im do të jetë:
• Zgjidhja e problemeve të infrastrukturës (rrugë, ujësjellës, kanalizim, ndriçim publik).
• Krijimi i hapësirave për fëmijët dhe të rinjtë në Hajvali.
• Mbështetje për familjet në nevojë dhe shërbime më të shpejta administrative.
• Zhvillimi i lagjes sonë si një hapësirë moderne, të denjë për qytetarët e saj.
Unë nuk po hyj në këtë garë si politikan, por si njëri prej jush – si fqinj, si bashkëqytetar dhe si dikush që e njeh çdo shqetësim të Hajvalisë nga afër. Jam i bindur se me përkrahjen tuaj, do të arrijmë ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet dhe të sjellim ndryshime të prekshme për lagjen tonë.
🤝 Hajvalia meriton më shumë, dhe unë jam i gatshëm të punoj pa ndalur për këtë.
Numri im është 4
Me respekt dhe mirënjohje,
Faton Pacolli
Kandidat për Asamblenë Komunale – Lidhja për Prishtinën

“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...