Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se është koha që lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ta lirojë pozitën e kryetarit të subjektit.
Ai ka thënë se thirrja e tij vjen për shkak të gjendjes shëndetësore të Mustafës.
Sipas Rexhepit, duhet që në LDK të ketë reformim të lidershipit.
“Thirrja ime ka qenë të kemi një Kuvend për shkak të kufizimeve shëndetësore ai (Mustafa) ta vlerëson a është koha, a është momenti ta lë (pozitën e kryetarit), a është që të ketë një reformim të lidershipit. Ky është një mendim i imi, nëse e vlerëson LDK, nëse nuk e vlerësojnë, vijnë zgjedhjet dhe e provojmë”, ka thënë Rexhepi për Reporterin.
Ai ka thënë se mendon se Mustafa duhet të dorëhiqet vetëm për shkak gjendjes shëndetësore, e jo për ndonjë gjë tjetër.
“Unë personalisht po, nuk ka pse tjetër, sepse një lider do një dinamikë të madhe politike”, ka thënë ai.
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...
Vidhte portofole me para nga kamionët e parkuar në Lipjan, a...