Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka uruar gazetarët në ditën ndërkombëtare të radios.
Matoshi përmes një postimi në facebook ka shkruar se mediat kanë dhënë kontribut historik në informim të drejtë, shkruan arbresh.info.
“Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios, mediumit që në Kosovë dha një kontribut historik jashtëzakonisht të madh, në informimin e drejtë të opinionit publik, në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit tonë kombëtar, mobilizimin e qytetarëve për mbrojtjen dhe çlirimin e vendit tonë”, ka shkruar ai.
I pari i ministrisë së mjedisit ka kujtuar raportimin nga zonat e rrezikshme të luftës.
“Në këtë ditë, si në çdo ditë tjetër, vlerësojmë lartë kontributin e gazetarëve dhe raportuesve të luftës që mbajtën gjallë shpresën tonë për liri, duke raportuar edhe nga zonat e rrezikshme të luftës, siç ishte “Radio Kosova e Lirë”. Pavarësisht konkurrencës dhe ndryshimeve globale radio po mbetet zë informues i shoqërisë dhe i tillë uroj të jetë gjithmonë. Urime për të gjithë gazetarët dhe raportuesit e radios!”, ka përfunduar ai.
Ndryshe sot shënohet dita ndërkombëtare e radios.
UNESCO ka zgjedhur që këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.
Ndërsa data 13 shkurt është zgjedhur pasi po me këtë datë në vitin 1946 Radio e Kombeve të Bashkuara ka emetuar programin e pare/Arbresh.info/
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar