Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbërritur sot në Kuvendin e Kosovës për të marrë pjesë në seancën konstituive të legjislaturës së re.
I pyetur nga gazetarët nëse subjekti i tij ka arritur ndonjë marrëveshje me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Limaj ka refuzuar të japë një përgjigje konkrete.
“Sot është ditë solemne, shpresoj të konstituohet parlamenti”, u shpreh shkurt Limaj, ndërsa dukej në humor të mirë para mediave.
Seanca për konstituimin e Kuvendit ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, por deri në ato momente, asnjë nga deputetët e zgjedhur nuk ishte prezent në sallë.
Arrestohet Gjesti
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare