Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i bindur se Partia Demokratike e Kosovës do t’i fitojë zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas Limajt, PDK po rikthehet fuqishëm në skenën politike.
“Jemi dy lista të cilat garojmë që atje të jemi sa më të fuqishëm, dhe pastaj procesi le të ecë. Rikthimin e fuqishëm të Partisë Demokratike, me shpresë që do të na kthehen edhe ata burra në Kosovë, për të shkuar drejt asaj Partisë Demokratike të i fiton zgjedhjet”, tha Limaj në Rubikon.
Mes tjerash, i pari i Nismës tha se ai ishte i gatshëm për një koalicion me PDK-në.
“Gatishmëria jonë ka qenë deri në fund. Ne me të tjerët edhe mund të ndërtojmë edhe ndonjë lloj koalicioni, partneriteti, por me Partinë Demokratike të Kosovës kemi qenë të gatshëm të përfundojmë në listë. Sigla e PDK-së është sigël që ndihem mirë”, u shpreh Limaj.
“Është sjellja ime politike. Është identiteti im politik. Nuk ka ndonjë distancim programor, është diçka që e kemi ndërtuar bashkë”, tha ai pos tjerash.
Kurti: Mospajtimet me SHBA-në kanë qenë vetëm për qasjen nda...
Ramadani pas humbjes nga Alkmaari: Ishte ndoshta kundërshta...
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...
Pas largimit nga Peja, Malcolm Armstead i bashkohet Bashkimi...
Rexhepi alarmon OSBE-në: Shqiptarët në Luginë përballen me b...