Google ADS

Fati i katër kandidatëve për Guvernator të BQK-së, në duar të deputetëve të Kuvendit

13:09 | 26 Janar 2023
L G

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), sot ka bërë të ditur emrat e katër kandidatëve më të suksesshëm që janë përzgjedhur në listën e ngushtë për postin e Guvernatorit të këtij institucioni.

Shkendije Himaj, Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli dhe Nexhat Kryeziu, janë zgjedhur në listën e ngushtë të kandidatëve për të marrë drejtimin e BQK-së.
Këta emra do të dërgohen në Kuvendin e Kosovës. Sipas procedurave kandidati me më së shumti vota nga deputetët do të dërgohet për dekretim nga Presidentja e vendit.

Listë kjo e cila shumë shpejt do të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës, raporton arbrsh.info.

Njëri prej katër kandidatëve më të suksesshëm për të marrë postin e të parit të BQK-së, është edhe Nexhat Kryeziu, i cili ishte zgjedhur anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në korrik të vitit 2022.

Nga 85 deputetë sa ishin të pranishëm në Kuvend, 72 prej tyre votuan kishin vendosur që Nexhat Kryeziu të zgjedhet anëtar jo-ekzekutiv të BQK-së.

Ndryshe, gjithsej 17 kandidatë kishin aplikuar për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Sipas Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) Guvernatori dhe anëtarët jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore emërohen për një mandat prej pesë (5) vitesh. Këto mandate do të mbesin të shkallëzuara.

Asnjë anëtar i Bordit të Bankës Qendrore apo i Bordit Ekzekutiv nuk do të shërbejë për më shumë së dhjetë (10) vjet në këto Borde përkatëse; përveç në rast se një zëvendës guvernator emërohet si Guvernator, atëherë ai person do të ketë të drejtë për të shërbyer dy (2) mandate nga pesë (5) vjet si Guvernator.

Akutalisht, Fehmi Mehmeti është Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Mehmeti ishte zgjedhur Guvernator në mars të vitit 2018 me 60 vota në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info/

LEXO EDHE

Këta janë katër kandidatët në listën e ngushtë për Guvernator të BQK-së – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme