Familjes së Hysni Gucati nuk u jep vizat për ta vizituar atë në Hagë

12:15 | 31 Korrik 2021

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se familjes Gucati nuk po i lëshohen vizat për ta vizituar Hysni Gucatin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Ai ka postuar në Facebook, përgjigjen e autoriteteve holandeze, ku u është njoftuar arsyeja se pse nuk u është lëshuar viza atyre.

“Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës”, shkroi Klinaku.

Ai ka shtuar se refuzimi po bëhet në mungesë të dëshmive të mjaftueshme të financave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara