29 vjeçari Sefedin Nimonaj nga fshati Skivjan i Gjakovës me banim në Mohuse të Francës është qëlluar të mërkurën me armë zjarri nga fqinji i tij i cili jetonte dy kat më lartë në të njëjtën ndërtesë.
Si pasojë e plagëve të marra Nimonaj ndërroi jetë në banesën e tij në Francë, njofton Klan Kosova.
Kushërinjtë e Sefedinit të cilët jetojnë në fshatin Skivjan thonë se nuk i din arsyet pse ka ndodhur rasti veçse tregojnë se ai është qëlluar në prezencë të familjes.
Në fshatin e të ndjeri akoma nuk janë hapur të pame veçse po pranohen ngushëllimet derisa trupi i të ndjerit të arrijë në fshatë.
Rrëfimet e anëtarëve të familjes Nimonaj mund t’i ndiqni sonte në edicionin e lajmeve të orës 20:00 në Klan Kosova.
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...