Familjarët e tre viktimave që humbën jetën nga sulmi i të premtes në Munih të Gjermanisë, janë mbledhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” , për të marrë trupat e më të dashurve të tyre.
Sipas burimeve të Indeksonline, aeroplani me familjarë ka arritur në aeroport në ora 10:06, derisa trupat e pajetë do të vijnë në ora 24. Kujtojmë se të vrarët janë Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja.
Të afërmit e viktimave janë pritur në aeroport nga familjarët e tyre që jetojnë në Kosovë, derisa nuk mund të ndalin lotët dhe lutjet për fëmijët, trupat e të cilëve do t’i marrin sonte në mesnatë, transmeton Indeksonline.

Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...