Në Komisionin hetimor parlamentar për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, në këto momente janë duke raportuar familjarët e ‘gylenistëve’ të deportuar.
Familjarët kanë kërkuar që seanca e raportimit para Komisionit të jetë e mbyllur, për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Gjithashtu kanë kërkuar që gjithçka që ka të bëjë me raportimin e tyre të jetë konfidenciale, pasi sipas tyre u rrezikohet jeta e familjarëve të tjerë të cilët jetojnë në Turqi.
Sot gjatë ditës para komisionit ka raportuar edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili ishte në detyrë në kohën kur kishte ndodhur deportimi.
Para Sefajt ka raportuar edhe kryeministri Haradinaj, ndërsa presidenti Hashim Thaçi nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe përkundër faktit që është ftuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...