Posta e Kosovës sot ka arritur që të kapë sinjale të telefonit të njërit prej pjesëtarëve të policisë i zhdukur që nga e shtuna e javës së kaluar në aksidentin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
KlanKosova ka kontaktuar sot me familjarët e dy policëve të zhdukur. Ata po dyshojnë se trupat e dy policëve nuk kanë qenë në veturë gjatë kohës kur ka ndodhur aksidenti.
Megjithatë familjarët janë duke pritur fjalën e fundit të thënë nga Policia rreth këtij rasti.
Kërkimi për dy pjesëtarët e policisë është duke vazhduar edhe sot nga të gjitha njësitet relevante, duke mos munguar edhe ndihma e qytetarëve të shumtë.
Janë gjithsej 170 pjesëtarë të institucioneve të Kosovës, Policisë, FSK-së, Agjencisë për Emergjenca dhe institucione tjera të cilët që nga mëngjesi kanë nisur kërkimet për t’i gjetur dy policët të cilët dyshohet se në një vetaksident me veturë zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...