Dje në mbrëmje Bashkësia Islame e Kosovës ka pranuar një donacion vakëf prej dy hektarësh tokë nga familja Pacolli, shkruan arbresh.info.
Këtë e bëri të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ndër të tjerash theksoi se është kënaqësi për të dhe për familjen Pacolli që të ndajë këtë parcelë për nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, falënderoi familjen Pacolli për këtë donacion, duke lutur Zotin që t’ua pranojë si sadaka rrjedhëse, dhe që Zoti t’i shpërblejë me të mirat e tij.
“Kjo parcelë, e cila gjendet në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë do të shërbejë për ndërtimin e Qendrës Islame”, tha BIK-u./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen