Familja Geci nga Drenica i ka dhënë mbështetjen e saj Fatmir Sejdiut në garën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Halil Geci ka thënë se kreu i ardhshëm i LDK’së duhet të jetë Fatmir Sejdiu.
Ai ka treguar, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se deri së voni ishte kundër Sejdiut, mirëpo me kalimin e kohës erdhi në përfundim se nuk kishte gjykuar drejt.
Geci ka kundërshtuar kandidaturën e pritur të Lutfi Hazirit për kreun e LDK’së.
“Jo atyre që i dhan krahë Hashimit për ndarje duke treguar patriotizem kinse po i bashkon tokat e Luginës”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Halil Gecit
Prijë para Fatmir Sejdiu
Lideri i ardhshem i LDK-s duhet te jetë në hap me kohen.
Ky ishte sllogani i te madhit Ibrahim Rugova
Koha po e kërkon hapin e duhur dhe liderin e hapit te duhur,që i duhet LDK-s ne raport me situatën e krijuar.
LDK-s i duhet lideri që din dhe i del ZOT rrethanave të krijuara nga të paditurit si në nivel partie ashtu edhe në nivel nacional.
LDK-s i duhet lideri që ju prinë proceseve,jo atij që i prinë proceset.
LDK-s i duhet lideri profesional dhe shumë i pregaditur,e që nuk ka nevoj ti shkruhet e ti diktohet me leter se qka dhe si duhet të udhehiqn proceset shumë të rëndësishme që e kanë vnuar Kosovën në udhëkryqë të jem ose të mos jem.
Jo atyre që i dhan krahë Hashimit për ndarje duke treguar patriotizem kinse po i bashkon tokat e Luginës.
Jo atyre që LDK-s dhe liderit të dikurshem të LDK-s Ibrahim Rugovës i bën shantazhe e nerskamca,dhe më vonë e bënë kryetar shteti atë që na vrau e na shau.
Jo atyre që u bënë milioner në emër të partis e të Ibrahim Rugovës.
Jo parashutistve që u futen në LDK për hesape propogande për t’ia rajtur bizneset dhe postet e liderit.
Po atyre që luftuan e sakrifikuan për liri pavarsi demokraci.
Po individve intelektualve dhe familjeve të mëdha atedhetare.
Po intelektualve dhe shkenctarve që punuan dhe luftuan pa u ndalur deri në çlirim definitiv.
Të diturit të urtit dhe të durushmit e trashëgojn Tokën kështu thot bibla.
I tillë është Fatmir Sejdiu prijë koha është për ty,dhe njerzit e kalibrit tëndë.
Jeni lodhur nga pseodo patriotet,pseodo intelektualet,dhe nga komandantat e pa krip…!
Dje isha kundër teje Fatmir sepse me kalimin e kohës erdha në përfundim se nuk kam gjykuar drejt.
Të njëjtin veprim – të kërkim faljes-e ka bërë edhe Ismajl Kadare ne raport me Ibrahim Rugoven.
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh