Mes lotësh e dhimbjeve, Driton Berisha pranoi eshtrat e babit të tij, për të cilin nuk kishte ditur asgjë për 27 vjet. Këtë të martë, shteti i Bosnjës ia dorëzoi familjes eshtrat e Rifat Berishës, i cili ishte vrarë në luftën e fundit në këtë shtet.
Dritoni ishte vetëm 7-vjeçar kur e kishte parë për herë të fundit babanë e tij, raporton KTV.
Ai inkurajon të gjithë ata që ende i kanë familjarët e zhdukur, që të mos dorëzohen dhe t’ kërkojnë ata. Dritoni shton se për këtë nuk u ka ndihmuar fare Qeveria.
Rifat Berisha kishte imigruar në Slloveni në vitet e ’80, por, në vitin 1992, Rifati ia kishte mësyrë Kosovës për t’i rregulluar dokumentet e familjes së vet, për t’i marrë në Slloveni.
Për gruan e Rifatit ishte shumë e vështirë që t’i rriste e vetme 5 fëmijët, por më e vështirë se kjo për të ishte se deri tash vonë nuk dinte asgjë për fatin e bashkëshortit të saj.
Eshtrat e Rifatit i pritën edhe shumë bashkëvendës të tij në fshatin e lindjes, Gurë Madh të Komunës së Malishevës. Të enjten, do të mbahet ceremonia e varrimit të tij.
E, në këtë komunë, 38 persona llogariten të zhdukur.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen