Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-së.
Në njoftim thuhet se i pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 05.07.2023, pasi dyshohet se në vitin 2019 në Prishtinë, ka falsifikuar dokumentin publik, dhe atë kontratën mbi shitblerjen e një parcele.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-së.
“I pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 05.07.2023, pasi dyshohet se në vitin 2019 në Prishtinë, ka falsifikuar dokumentin publik, dhe atë kontratën mbi shitblerjen e një parcele, me emër dhe vulë të një notereje, autorizimin noterial për paluajtshmëri, urdhër pagesa etj., çka me këto veprime ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, e po ashtu ka vënë në lajthim personin e autorizuar në Zyrën Kadastrale të Komunës së Prishtinës për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbejë si provë për regjistrimin e pronës, duke e regjistruar pronën në emër të të pandehurit, si dhe pas këtij veprimi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka fshehur faktet, ashtu që duke e vënë në lajthim një notere tjetër i shtytë të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, duke ua prezantuar pronën si të tijën dhe duke ua shitur atyre”, thuhet në komunikatën për media.
Lidhur me këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore./Arbresh.info/
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...