Policia e Kosovës ka prangosur një 79 vjecar, i cili dyshohet se ka bartur në pronësi të tij 13 hektarë tokë në Qyshk të Pejës, duke falsifikuar dokumentet.
Sipas policisë, i dyshuari M.B është arrestuar për “legalizimi i përmbajtjes së rreme” dh” falsifikimi i dokumenteve”, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, pas hetimeve disa mujore kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi se i dyshuari M.B., (viti i lindjes 1943, mashkull kosovar), ka kryer veprat penale: ’legalizimi i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’”, bën të ditur policia.
Sipas policisë, M.B dyshohet se ka falsifikuar një aktgjykim të vitit 1976 dhe me të ka arritur të bëjë bartjen e një prone prej 13 (trembëdhjetë) hektarëve në pronësi të tij.
“Prona gjendet në fshatin Qyshk të Pejës dhe ajo pronë deri më 08.09.2021 kanë qenë në pronësi të Institutit të Bujqësisë. I dyshuari ishte vendosur në stop-listë nga policia dhe sot në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardh është ndaluar dhe është dërguar në Pejë për intervistimit nga hetuesit policorë”, bën të ditur policia.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në ndalim deri në 48 orë. /arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...