Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman.
Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.
Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër (preferohet të lexohet sureja A’ëla ose Kaf). Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure (preferohet leximi i sures Gashije ose Kamer), më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi./arbresh.info/
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...