Një grumbull ligjesh do të pësojnë ndryshime thelbësore për t’ia dhënë formën përfundimtare Ushtrisë Kosovare.
6 vjet pas themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ajo do të ndërrojë mision dhe do të jetë e njëjtë siç janë ushtritë e NATO-s, raporton KTV.
Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës do të pësojë ndryshime të mëdha dhe do të shndërrohet në Ligjin për Forcat e Armatosura të Kosovës.
Neni 10 i këtij ligji, pika 1 thotë se: “Forcat e Armatosura të Kosovës janë forca kombëtare, ushtarake të Republikës së Kosovës dhe mund të dërgojnë pjesëtarët e saj jashtë vendit, në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare”.
Se çfarë detyrash do të ketë FAK-u, në detaje e përcakton pika 3 e këtij neni: “Mbështetje ushtarake për autoritetet civile, mbështetje dhe ndihmë komunitetit si dhe të marrë pjesë në operacionet mbështetëse për reagim ndaj krizave dhe mbështetje të paqes”.
Forcat do të jenë të pajisura me armatim të karakterit mbrojtës, në pajtim me nevojat e vet FAK-ut. Ndërkaq, Ministria e FSK-së do të shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes dhe do të mbetet ministri e integruar, në të cilën do të bëjnë pjesë stafi politik, ushtarak dhe ai civil.
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...