Sociologu Fadil Maloku ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi po sjellet sikur e ka çliruar vetë Kosovën.
“Neve dhe publikut të gjerë na shkon mendja, se ky njeri është ajo ikona e zgjidhjes së nyjes shekullore, (në kontestin me serbët!) dhe ai demiurgu e arkitekti kryesor i gjithë çlirimit të Kosovës!?”, ka shkruar Maloku.
Më poshtë shkrimi i tij i plotë:
Presidenti Thaçi, po sillet sikur fikall e ka çliru Kosovën
1. Kur i kujton njeriu i arsyeshëm prononcimet e tija të mëhershme, e (i krahason përmes një ad hoc analize të përmbajtjes) sidomos këto të ditëve të fundit…; që janë stërmbushur me shumë referenca kontraverse; idioma jo përmbajtësore; e mesazhe meskine që gjithsesi janë kah shkojnë qartazi në dëm të interesave gjithëshqiptare…
2. Neve dhe publikut të gjerë na shkon mendja, se ky njeri është ajo ikona e zgjidhjes së nyjes shekullore, (në kontestin me serbët!) dhe ai demiurgu e arkitekti kryesor i gjithë çlirimit të Kosovës!?
3. Madje madje, të ikën edhe truri “hiçkokian” kur fillon të bindesh se; krejt Amerika e NATO-ja, gjëja qenkan vënë në shërbim e në funksion të këtij protagonizmi, e naiviteti foshnjor që gabimisht po i servohet edhe nga ca këshilltarë mediokër?!
Por, shyqyr që i gjithë ky perceptim i Tij, është ende vetëm farsë, e pak ka gjasa tē shndrrohet edhe në realitet, se ishim bë…
Haxhiu thotë se seanca për Presidentin mund të vazhdojë nëse...
Vitinha zbulon mesfushorin më të mirë në botë sipas tij
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën