Zëdhënësja e shtabit zgjedhor në LDK, Ardita Dushi në një konferencë për media tha se ende janë në pritje të numërimit të votave dhe se ky proces kërkon kohën e vet.
“Jemi në pritje të numërimit të votave dhe ky proces kërkon kohën e vet. Tashmë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit dhe tani jemi në pritje të numërimit të votave dhe ky proces kërkon kohën e vet. Pas përfundimit të numërimit të votave LDK do të dal para medieve dhe do të deklarohet. LDK falënderon të gjithë që u angazhuan, do të ju mbajmë të informuar tutje për të gjitha”, tha Dushi.
Ndryshe, janë bërë rreth 2 orë që kur të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë janë mbyllur. E pas pak pritet të dalin rezultat e para nga KQZ-ja.
Rezultati i exit pollit i bërë nga Gani Bobi, ka nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 53 për qind, PDK e dyta me 20 për qind, LDK me 17 për qind, AAK me 7 për qind, ndërsa Nisma sipas këtij exit polli ka marrë veç 2 për qind të votave, dhe nuk e kalon pragun./arbresh.info/
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...