Eurodeputetja gjermane e Parlamentit Evropian nga Grupi i të Gjelbërve, Viola von Cramon-Taubadel, i ka thënë kreut të LDK-së, Isa Mustafa, se ai nuk duhet të shqetësohet për aspiratat e Kosovës drejt BE’së.
Viola von Cramon, përmes një reagimi në Twitter ka bërë me dije se politikanët, pa marrë parasysh nga cila familje politike vijnë, janë duke u munduar të bëjnë të mundur integrimin në Bashkim Europian, reformat e stabilitetin, e jo vetëm të majtët.

“Jam e lumtur t’i tregoj Isa Mustafës se PE-ja është në anën e Kosovës për aspiratat e saj në BE. Ai s’duhet të brengoset, sepse politikanë nga familje të ndryshme partiake, përfshirë edhe familjen e partisë së tij, EPP’në, po e mbështesin integrimin në BE, reformat, institucionet e qëndrueshme dhe funksionale, e jo vetëm të majtit”, shkroi ajo.

Këtë postim, Von Cramon e bëri si kundërpërgjigje ndaj një postimi të djeshëm të kreut të LDK’së, i cili foli për raportet e Kosovës me BE’në dhe SHBA’në.
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...