Eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratës të zëdhënësit të BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, i cili ky i fundit ka thënë se BE-ja është lehtësuese e paanshme dhe ndihmon dyja palët për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Twitter, Bütikofer ka thënë se për gjendjen aktuale përgjegjësia i bie kryediplomati të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan Arbresh.info.
Ai e cilëson se Parlamenti Evropian ka një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë.
“Çfarëdo marrëzie nga Stano, ai është zëri i Josep Borrell, i cili duhet të mbahet përgjegjës nga Parlamenti Evropian për një politikë krejtësisht të dështuar, shumë të njëanshme dhe të padrejtë: qeverinë autoritare serbe që ai përqafon dhe Kosovën që ai kritikon dhe sanksionon”, ka shkruar Bütikofer në ‘Tëitter’.
Kjo nuk hera e parë që eurodeputeti gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Reinhard Bütikofer ka mbrojtur Kosovën, dhe ka qenë pro liberalizimit të vizave për Kosovën./Arbresh.info/
Whatever nonsense @ExtSpoxEU utters, he is his master’s voice, and @JosepBorrellF should be held accountable by the European Parliament for a completely failing, greatly biased and unjust policy: the authoritarian Serbian government he cuddles, and Kosovo he lambasts & sanctions. https://t.co/OJTzqIaU5J
— Reinhard Bütikofer (@bueti) August 11, 2023
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...
E rëndë në Itali: 20-vjeçarja shqiptare vdes pasi ra aksiden...
Reece James pëson tjetër lëndim, në dyshim për Botërorin me ...
SHBA-të kanë goditur më shumë se 7,000 objektiva në të gjith...