“Misioni i EULEX-it nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në Kosovën veriore”. Një gjë të tillë e konfirmon vetë Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.
Megjithatë, EULEX-it dekalron se këshilltarët policorë të lartë për veriun janë të vendosur në kompleksin e drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.
“Ata janë duke dhënë këshilla për këtë drejtori dhe katër stacionet policore nën komandën e saj, në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, deklaron EULEX-i, raporton RTKlive.
Ky sqarim i EULEX-it pason një deklarim të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Shpresoj që Shtetet e Bashkuara do të vendosin që misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR dhe misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, do të kryejnë punën e policisë në veri të Kosovës”, tha Vuçiq të dielën, raporton RTKlive.
Kjo, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjitha institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë në katër komunat në veri të Kosovës.
Megjithatë, EULEX-i ka sqaruar se këshilltarja e këtij misioni për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe këshilltarja për Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, janë duke e monitoruar nga afër situatën në këto dy institucione të drejtësisë.
EULEX-i konfirmon se Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NjPS), e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, ka shtuar më tej patrullimet mobile të vëzhgimit në veriun e Kosovën për informim të shtuar rreth situatës.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...