Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se mandati i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të zgjatet edhe për dy vite të tjera, deri në qershor të vitit 2027.
Ky njoftim u dha gjatë një fjalimi të saj përpara stafit të EULEX-it, ku Kallas theksoi rëndësinë që ka ky mision për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë.
Ajo shtoi se një Kosovë e sigurt dhe me prosperitet është thelbësore për sigurinë e të gjithë kontinentit evropian dhe një dëshmi e qartë e angazhimit të BE-së ndaj Kosovës dhe rrugës së saj drejt anëtarësimit.
“Për të gjitha këto arsye, po e zgjasim mandatin e EULEX-it edhe për dy vite. Vlera juaj e shtuar është qartazi e dukshme për të gjithë. EULEX-i është misioni më i madh civil CSTP dhe i vetmi që operon në Ballkan perëndimor. Kjo pasi që një Kosovë e sigurtë dhe me prosperitet është thelbësor për sigurinë e gjerë në Evropë. Dhe është tregues i vendosmërisë së BE-së për Kosovën dhe rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, ka pohuar Kallas./Arbresh.info
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut
AUV bllokon produktin ushqimor për fëmijë, kishte një substa...
MASHTI tërheq 16 licenca të mësimdhënësve
Qeveria në detyrë mirëpret largimin e masave, kërkon hapa t...
Prokuroria Themelore në Gjakovë ngrit aktakuzë për kultivim ...
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi d...