Prania ndërkombëtare në Kosovë nuk duket se është në trend zvogëlimi.20 vjet pas luftës, në Kosovë janë ende të pranishme forcat paqeruajtëse të NATO-s.Ndonëse në një prani shumë të vogël, misioni i UNMIK-ut operon ende në Kosovë.
E ndonëse ndryshoi mandat, nga Kosova nuk u largua as misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).Madje në Kosovë është një numër i madh i stafit të këtij misioni.Në një përgjigje për lajmi.net nga EULEX, është bërë e ditur se në Kosovë aktualisht janë gjithësej 503 zyrtarë nga ky mision.
Megjithëse roli i EULEX-it u shndrrua në këshilldhënës për gjyqësorin, prapa vetes ky mision la shumë dosje.Nga zyra për informim e EULEX-it është bërë e ditur për lajmi.net se më shumë se 1 mijë e 400 dosje i janë dorëzuar prokurorisë vendore për t’u rishikuar dhe gjykuar.
Dosjet në fjalë, i përkasin natyrave të ndryshme.“EULEX-i i ka dorëzuar Prokurorisë vendore më shumë se 1 mijë e 400 dosje. Të njëjta konsistojnë në gjykime të cilat kanë përfunduar, ato që janë ndërprerë ose shtyrë, si dhe ato të cilat janë arkivuar nga EULEX-i”, thuhet në përgjigjen e EULEX.
Nga ky mision bëhet e ditur se shumica e këtyre dosjeve kanë të bëjnë me krimet e luftës, krimin e organizuar dhe krime tjera serioze.EULEX për lajmi.net ka folur edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, për të cilën ata thonë se e kanë në monitorim.
“Përderisa EULEX-i është një mision për sundimin e ligjit, ne monitorojmë edhe situatën e sigurisë në Kosovë. Me ndryshimin e mandantit EULEX ka marrë rol dytësor në këtë aspekt me kërkesë të Policisë së Kosovës, në një system të përbërë nga tre faktor, Policia e Kosovës dhe KFOR-i”, thuhet në përfundim të ligjit”, përfundohet në përgjigjen e dhënë për lajmi.net.
Theksojmë se ikja e EULEX-it nga Kosova ishte konsideruar si sfidë për institucionet e sigurisë në Kosovë.Ky mision i Bashkimit Evropian konsiderohet si pasardhës i atij të OKB-së, UNMIK.
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...