Eshtrat që u gjetën dje në fshatin Llaushë të Skënderajt janë të të vrarëve më 5 mars të vitit 1998 dhe ata janë rivarrosur në vitin 2002 nga TMK-ja. Kufomat janë të një nëne me dy fëmijë e që i takojnë komunitetit ashkali, transmeton RTK.
Një banor i fshatit Llaushë konfirmon se këta të vrarë janë varrosur në Prekaz në lagjen Jashari e pastaj në vitin 2002 janë rivarrosur në Llaushë.
Edhe drejtori i Departamentit për Mjekësi Ligjore Arsim Gërxhaliu thotë se në vitin 2002 është bërë kërkesë nga familja Jashari për hapjen e varrezave.
Por në EULEX thonë se gërmimin e kanë bërë në bazë të një informate nga një banor i këtij fshati. Tash pritet rezultati i obduksionit për të ditur se kujt i takojnë këta eshtra
Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...