Pesë vite më parë, Audrius Senavičius e humbi jetën e tij deri sa po shërbente si doganier i EULEX-it.
Audriusi u vra si pasojë e të shtënave me armë gjatë kohës kur ai me kolegët e tij po shkonin me makinë në pikën doganore në veri të Kosovës për ta filluar ndërrimin e tyre të punës.
Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou tha se sot po nderojnë kolegun Audrius Šenavičius, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës.
“Audriusi e sakrifikoi jetën e tij në shërbim të vlerave dhe parimeve më të larta, duke kontribuar me përkushtimin, profesionalizmin dhe eksperiencën e tij për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.
“Sakrifica sublime e Audriusit duhet të kujtohet përgjithmonë. Mendjet tona janë me familjen dhe miqtë e tij si dhe me autoritetet e Lituanisë, të cilët me pikëllim e dhimbje ende presin që kryerësit e vrasjes së Audriusit të sillen përpara drejtësisë. Tani kur EULEX-i do t’ia dorëzojë gjyqësorit të Kosovës rastin e vrasjes së Audriusit si pjesë e ndërprerjes së funksioneve ekzekutive të tij në sistemin e drejtësisë së vendit, unë i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i vazhdojnë pareshtur hetimet për këtë krim të neveritshëm” theksoi. Papadopoulou.
Zëvendës-shefi i Misionit, Bernd Thran, i shoqëruar nga një përfaqësues i komunës së Zveçanit, ka shkuar në vendin ku Audriusi vdiq tragjikisht për ta vendosur një kurorë me lule në kujtim të tij.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...