Një konflikt mes dy fqinjëve në Prizren para dy ditësh ka përfunduar në therje me thikë.
Policia bën të ditur se si rrjedhojë, një person, 41 vjeç ka mbetur i lënduar nga thika.
“Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç”, ka bërë të ditur policia.
Komunikata e plotë e Policisë:
Me datë 14.11.2022 , rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet disa herë me thikë viktimën.
Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë ne Prizren.
Policia i është përgjigjet rastit dhe për veç mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes e kërkon edhe të dyshuarin , i cili ishte arratisë.
Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale “Vrasje në tentativë”. /arbresh.info/
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...