Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) njofton se serbi i arrestuar sot në Pjetërq të Klinës, gjatë një pelegrinazhi të një grupi serbësh në vendin ku më 1992 kishin ngritur një kishë ortodokse serbe, është liruar.
Shqiptarët kanë protestuar kundër këtij veprimi të serbëve, duke e cilësuar ardhjen dhe pelegrinazhin e tyre në rrënojat e kishës së ngritur në kohën e masave okupuese dhe të dhunës së regjimit të Millosheviqit.
Për pasojë Policia e Kosovës arrestoi kryetarin e fshatit, për ta liruar pas intervistimit, e po ashtu kishte arrestuar edhe një serb, sipas RTS-së, Lubisha Bogosavleviq (1965), që banorët lokal e kishin identifikuar si pjesëmarrës në masakrën serbe mbi shqiptarët më 1999.
Serbi L.B tashmë është liruar, raportojnë mediat e Beogradit.
Hysen Durmishi inkurajon qytetarët e diasporës të marrin pje...
Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë
Nën kërcënimin e armës, grabitet recepsionisti në Prishtinë
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Arrestohet në Shtime i dyshuari që kanosi zyrtarët komunalë ...
Granit Xhaka rikujton incidentin kur ishte te Arsenali: I th...