Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka hedhur akuza ndaj menaxhmentit të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave ‘Pastrimi’, duke i cilësuar si të paaftë dhe të papërgjegjshëm.
Me anëtë një postimi në Facebook, Rama thot se Ndërmarrja ‘Pastrimi’ tashmë është para falimentimit për shkak të keqmenaxhimit.
“Kompania ‘Pastrimi’ është drejt falimentimit për shkak të keqmenaxhimit. Kjo ndërmarrje publike që duhet ta mbajë Kryeqytetin e pastër, është shndërruar në barrë për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së menaxhmentit”, ka thënë Rama.
Ai paralajmëroi se nesër, më 06.05.2025 në seancën e Kuvendit Komunal, do të kërkojë ndihmë emergjente financiare, që sipas tij, të mbrojë punëtorët e ndërmarrjes dhe qytetarët.Ai ka ftuar edhe asamblistët që nesër ta mbështesin këtë propozim të tij.
“Punëtorët nuk kanë faj, fajin e kanë ata të cilët kanë marrë paga ta majme menaxheriale, por s’kanë ditë dhe as nuk kanë dashtë me udhëheqë drejt ndërmarrje. Ata që i kanë mbyllë sytë para borxheve, para mungesës së investimeve dhe para nevojave reale të qytetit” , u shpreh ai.
Për këtë ka reaguar “Pastrimi”, duke thënë se krizat me të cilat përballet aktualisht Ndërmarrja “janë rezultat i moszbatimit të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi”.
Sipas tyre, thirrjet e Komunës për të bërë pagesat e mbeturinave tek ta, e jo tek Ndërmarrja “Pastrimi”, kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë për të arkëtuar të hyrat e nevojshme për funksionim.
Rreth akuzave të Ramës për menaxhmentin e kësaj ndërmarrje, nga “Pastrimi” thonë se në raportin e fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, janë është vlerësuar me opinionin më të mirë të mundshëm, sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit.
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...