Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, kanë mbajtur konferencë për medie në lidhje me vizitën që e kanë zhvilluar për dy ditë në Kosovë, teksa janë takuar me krerët më të lartë të shtetit dhe ata partiak.
Escobar ka thënë se jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendojmë se kemi pasur takime produktive, dhe shpresojmë se do të jetë një zgjidhje e emirë si për Kosovën ashtu si për Serbinë.
Sipas tij, SHBA-të mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Mendoj se këtë rol është shumë me rendësi për mua, për të treguar përkushtimin ndaj dialogut sipër Serbinë ashtu për Kosovën. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendojmë se kemi pasur takime produktive, dhe shpresojmë se do të jetë një zgjidhje e emirë si për Kosovën ashtu si për Serbinë. Kjo administratë bashkë me administratat tjera të SHBA-ve mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha ai./arbresh.info/
Orav: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën...
A dëshiron të martohet me shqiptare? – Përgjigjet Klodi
Konjufca pret në takim ambasadorin britanik, flasin për thel...
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...