Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kundërshtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve për Kosovën.
Ai këtë ia ka thënë kryetarit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Basha në një konferencë për media pas takimit me Escobar.
“Këtu ia bëra të qartë z. Escobarit qëndrimin e Partisë Demokratike për pacenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me përkushtimet e ndërmarra sipas pakos Ahtisaari, që çojnë në pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me angazhimet që të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën kanë në raport me integritetin territorial të saj. Jam i kënaqur t’u raportoj se në këtë qëndrim që paraqita, kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të zotit Escobar”, ka thënë ai.
Escobar sot ka zhvilluar vizitën e tij të parë në Shqipëri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë./arbresh.info/
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?