Takimi i opozitarëve me emisarin amerikan dhe atë evropian zgjati përreth dy orë.
Para pak minutash ka përfunduar takimi i liderëve opozitar, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj me emisarët, Gabriel Escobar e Miroslav Lajçak. Ky takim zgjati përreth dy orë u mbajtë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.
Por, para se Escobar e Lajçak të zhvillonin takim me treshen opozitare, emisari amerikan foli para gazetarëve me të dalë nga objekti qeveritar pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti.
“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, ka thënë Escobar.
Në takim te shefi i ekzekutivit, Escobar ishte bashkë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi në Qeveri u zhvillua pas atij që dyshja e emisarëve patën me presidenten, Vjosa Osmani./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...