Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se ka folur tashmë me Francën, e cila mban presidencën e BE-së që nga 1 janari, për bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, ai beson se një marrëveshje mund të arrihet në kohë të shkurtër.
“Tashmë kemi biseduar me Francën. E kemi bërë të qartë se besojmë se anëtarësimi në BE është thelbësor për të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor. Besojmë se ata janë pjesë e Evropës, besojmë se me përmbushjen e kushteve duke mbyllur kapitujt duhet të integrohen çdo herë emë shumë në BE dhe mendojmë se do të jetë një zgjidhje për të gjitha vendet. Çdo vend që është anëtarësuar në BE është bërë më demokratik, më i begatë dhe më i qëndrueshëm”.
Escobar shton se procesi i pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE duhet të zgjidhet nga Evropa, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht kandidaturën e Maqedonisë së Veriut për në BE dhe besojnë se vendi ka bërë punë të madhe.
“Ajo tashmë është shtet evropian, vend kulturor dhe historik evropian. Prandaj, duam të shohim që procesi të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Escobar.
Ai tha se beson se BE nuk e ka zhgënjyer Maqedoninë e Veriut, pasi ajo vazhdon edhe më tej ta ndihmojë.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...